Aktori spanjoll Javier Bardem bëri thirrje për paqe dhe liri për palestinezët gjatë prezantimit të një çmimi në ceremoninë e Academy Awards që u mbajt në Los Angeles.
Duke prezantuar çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar, Bardem e nisi fjalën në podium me mesazhet: “Jo luftës” dhe “Palestina e lirë”.
Aktori mbante në veshje një distinktiv me shkrimin spanjoll “No a la guerra”, që do të thotë “Jo luftës”, si dhe një tjetër në mbështetje të Palestinës.
Ndërkohë, sipas raportimeve nga Gaza, lufta e Izraelit ka shkaktuar mbi 72 mijë të vrarë palestinezë dhe rreth 172 mijë të plagosur, ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës civile në Gaza është shkatërruar. /mesazhi
