Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jemen, disa të vdekur nga një sulm ndaj qendrës së forcave të...

Jemen, disa të vdekur nga një sulm ndaj qendrës së forcave të sigurisë

Të paktën tre ushtarë kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një qendre të forcave të sigurisë në Aden, kryeqytetin e përkohshëm në jug të Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga burime të sigurisë dhe shëndetësisë, sulmi ka ndodhur në distriktit Shaikh Othman të Adenit.

Mbi 20 persona janë transportuar në Spitalin e Mjekëve pa Kufij në rajon ndërkohë që bëhet e ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet se sulmi ka ka shkaktuar dëme edhe në ndërtesat përreth.

Ndërkaq, autoritetet e Jemenit ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.

Exit mobile version