Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jemen, të paktën 5 civilë të vrarë në sulmin e rebelëve Huthi

Jemen, të paktën 5 civilë të vrarë në sulmin e rebelëve Huthi

Në një sulm me bombë të rebelëve Huthi në qytetin Marib në lindje të Jemenit, 5 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e qendrës policore në Marib, raketa ‘kaqusha’ e shkrepur nga militantët Huthi nga qarku Sarvah në perëndim të qytetit, në objektiv kishte një lagje e banuar me popullatë civile.

Si pasojë e sulmit 5 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Zyrtarët janë të shqetësuar se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet.

Jemeni është përfshirë nga dhuna që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të rikthente territoret e marra nga rebelët.

Exit mobile version