Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jemeni anulon marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Jemeni anulon marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Jemeni njoftoi sot anulimin e marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe bëri thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave emirate brenda 24 orëve, pas dërgesës së armëve të EBA-së për forcat e Këshillit Kalimtar Jugor në jug, transmeton Anadolu.

“Të gjitha forcat emirate duhet të tërhiqen nga i gjithë territori i Jemenit brenda 24 orëve”, tha kryetari i Këshillit të Lidershipit Presidencial të Jemenit, Rashad al-Alimi, në një fjalim televiziv.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë vendin, e cila hyn në fuqi nga sot për një periudhë prej 90 ditësh, së bashku me një ndalim 72-orësh ajror dhe tokësor në të gjitha portet dhe kalimet kufitare, tha Al-Alimi.

Më parë, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen sot nisi sulm ajror “të kufizuar” që synonte dy anije në portin e Mukalla-s të Jemenit.

Në komentet e raportuara nga agjencia saudite e medias, zëdhënësi i Forcave të Koalicionit, gjeneral major Turki al-Maliki tha se dy anije që mbërritën nga porti Fujairah i EBA-së Arabe hynë në portin e Mukalla-s më 27-28 dhjetor pa siguruar autorizim zyrtar nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të koalicionit.

Exit mobile version