Në Sana, kryeqyteti i Jemenit, i cili është nën kontrollin e Houthive të mbështetur nga Irani, njerëzit po bëhen gati për festën e Kurban Bajramit, raporton Anadolu.
Në tregjet e bagëtive të trasha dhe të imta përpara Kurban Bajramit është shtuar aktiviteti.
Shitja e bagëtive të trasha dhe të imta të sjella nga shumë rajone të vendit, vazhdon në kryeqytet.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët Houthi të lidhur me Iranin pushtuan pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Sana.
Vendi mbetet thellësisht i prekur nga një luftë e zgjatur civile që ka shkatërruar infrastrukturën e tij dhe ka lënë miliona njerëz në krizë humanitare.
Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër grupit Houthi që nga marsi i vitit 2015.
