Ballina Arritje arsim Jepen fituesit e çmimit ndërkombëtar të fotografive

Jepen fituesit e çmimit ndërkombëtar të fotografive

Fotot fituese janë zgjedhur nga plot 48.000 konkurruese nga e gjithë bota, duke mbërthyer një larmi emocionesh, që nga brishtësia e pafajësisë njerëzore, e deri te madhështia e natyrës në tokë.

Një vajzë Rohingia duke qarë, dhe një tigër që shqyen prenë, janë dy nga fotot fituese të konkursit ndërkombëtar Siena 2018.
Fotoja fituese tregon Asmat Ara, një vajzë refugjate Rohingia, në një kamp të Burmanisë, të cilës i shpëtojnë lotët pasi kujton dhunën e tmerrshme.
Fotografi indian Shivang Mehta fitoi çmimin e natyrës së egër
Fotoja fituese e çmimit “Bukuria Natyrore”, rrufe që shpërthejnë nga vullkani Kalbulo, në Kili.
Fotografi gjerman, Tomas Kalak, kapi një pamje fantastike të ndërtesës më të lartë në botë, Burxh Kalifa, në Dubai.
Atletët në garën 10 mijë metra, në Hampden Park, Glasgou
Kalimi Drejk, në Kejp Horn, Antarktika. Një dallgë 12 metrosh përplaset pas anijes.
Një fokë leopard që përpiqet të hajë një pinguin në Antarktikë
Festivali Holi në tempullin Krishna, Indi
Barinjtë zbresin 1500 dele nga mali, Poloni
Dhelpër arktiku pasi ushqehet nga gjahu, në Alaskë
Bretkosa në Bangladesh u ka ngritur kurth milingonave
Një pamje fantastike nga Parku Kombëtar Bromo Tengger, Indonezi
Kenia, Leopardët e mbajën gjahun mbi pemë që të mos ua marrin kafshët e tjera
Itali, një zog duke ushqyer të vegjlit
Pinguinët pushojnë në një ajsberg në Antarktikë
Palestine, kameleoni duke kapur një pilivesë
Ky djalë në Malajzi mori çmimin “Fytyra Mbresëlënëse”
Vajza me veshje tradicionale në zonat e thella të Rusisë
Një dallgë e kapur në Itali nga Giovanni Allievi
Klaus Bittner fotografon shtëpitë karakteristike të një ishulli në Sylt
Një baba me djalin e plagosur, në Irak
Një vajzë inuite në Rrethin Arktik
Bangladesh, udhëtarët e trenit mbajnë shiun me çadër
Një çift të moshuarish në Kinë, reagojnë ndaj një videoje
Beduinët duke migruar në shkretëtirën e Darhanas, Arabi Saudite
Polici francez i përfshirë nga flakët gjatë protestave të Majit
Boksierët në Makau
Një mal në gadishullin Snefellsnes, Islandë
Vullkani Bromo në Indonezi, gjatë një shpërthimi
Një orangutang i egër në parking kombëtar Gunung, në veri të Sumatrës
Matadori me demin në Spanjë, para ndeshjes
Një fëmijë i fisit Suri, në Etiopi
Exit mobile version