Ballina Lajmet Kosovë “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 20 shtëpi në Prizren

“Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 20 shtëpi në Prizren

“Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, do të ndërtojnë gjatë vitit 2021 20 shtëpi për familjet skamnore.

Këtë laj me ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ky është statusi i tij i plotë:

20 familjeve do t’u kthehet buzëqeshja në Prizren!

Sot, në komunën e Prizrenit bashkë me kryetarin, Mytaher Haskuka kemi nënshkruar memorandumin për ndërtimin e 20 shtëpive gjatë vitit 2021.

Komuna do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, kurse pjesa tjetër do të mbulohet nga donatorët nëpërmjet shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’.

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!

Exit mobile version