Ballina Artikuj Jo çdo emocion është urtësi. Dhe jo çdo sinqeritet është mençuri.

Jo çdo emocion është urtësi. Dhe jo çdo sinqeritet është mençuri.

Hoxhë Halil Avdulli

Mendja e pjekur është më e vlefshme se emocioni i sinqertë.
Historia na mëson se shumë lëvizje dhe revolucione dështuan jo sepse mungonte sinqeriteti, por sepse mungonte maturia. U hodhën me vrull përballë realitetit duke menduar se e drejta mjafton për të fituar.
Por Allahu e ka ndërtuar botën mbi ligje dhe rregulla. E drejta ka nevojë për urtësi, për plan dhe për njohje të realitetit që të triumfojë.
Sot shumë njerëz udhëhiqen nga emocioni: nga ndjenjat, dëshirat dhe ëndrrat, pa reflektuar mbi përvojat e historisë dhe mësimet që ajo jep.
Ai që nuk arrin të mësojë nga historia dhe nuk e sheh realitetin ashtu siç është, jo siç dëshiron ta shohë, rrezikon të përplaset me të njëjtin mur ku janë përplasur shumë të tjerë para tij.
Sepse ndodh shpesh që edhe një njeri i gabuar, falë maturisë, të korrigjohet dhe të kthehet në rrugë të mirë; ndërsa emocioni i pakontrolluar mund ta çojë edhe atë që është në të drejtë drejt gabimit.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version