Ballina Artikuj Jo valla, Rugova nuk ka qënë profet!

Jo valla, Rugova nuk ka qënë profet!

Me të vërtetë kohëve të fundit ka marrë përmasa të mëdha “politeizmi” dhe “shenjtërimi” i personaliteteve të caktuara ndër ne!

Kjo dukuri ka qënë në të kaluarën -dhe atë jo shumë e përhapur- te një numër i njerëzve të pashkolluar, të cilët e kanë emërtuar Presidentin Ibrahim Rugova me Profet e Ati ynë etj. Por kohëve të fundit për fat të keq, këtë e bëjnë persona të shkolluar, deputet dhe kryetar partishë!

Me gjithë respektin dhe njohjen e rolit të madh që ka pasur Presidenti Rugova në zhvillimet politike, ai si edhe gjithë politikanët tjerë, ka bërë gabime që i njohin dhe pranojnë edhe veprimtarët objektivë nga përkrahësit e tij, si dhe ata që nuk janë pajtuar me të politikisht. Prandaj, fetarisht jo se jo, nuk lejohet të quhet profet asnjë njeri pas Muhamedit a.s, por as nga aspekti laik, nuk qëndron të thirrurit e ndokujt me emrin profet.

Mos më komentoni se këta për qëllim e kanë aspektin alegorik të fjalës. Ky është një shirk bashkëkohor!

Nga Hoxhë Husamedin Abazi 

Exit mobile version