Ballina Artikuj (Jo)Dashuria për Palestinën

(Jo)Dashuria për Palestinën

Bajram Ramadani

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të divergjencave dashurore ndaj Palestinës ose palestinezëve.

Disa e mbështesin popullin e okupuar palestinez, e disa të tjerë e mbështesin Izraelin, përkundër okupimit dhe izolimit që i bën popullit autokton palestinez (arab).
Gjithmonë këto dy kategori njerëzish kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Edhe tek populli ynë shqiptar, njerëzit janë ndarë në dyshë për këtë çështje. Disa vjellin vrerë kundër palestinezëve e disa të tjerë e ndajnë dhembjen me palestinezët. Dashuria buron nga zemra, kë e do dhe kë se do është plotësisht çështje personale, por një gjë duhet ta kupton secili prej nesh, që në radhë të parë duhet të njihet e vërteta e diçkaje deri në thelb, pastaj mendoj që do të ishte më lehtë për të u përcaktuar për dashurinë përkatëse, respektivisht atherë do të buronte dashuria e pastërt nga zemra. Nuk i fajsoj ata që e duan Izraelin ose ata që e duan Palestinën, sepse është çështje njohjeje apo mos njohjeje. Më shumë për keqardhje është tifozllëku naiv, dhe ai qëllimëkeq. Naivët e pohojnë atë që e mendon ai që e ushqen, d.m.th. këta mendojnë me bark, ndërsa qëllimkëqinjët kan mision të caktuar të cilët veprojnë përtej arsyes, vetëm e vetëm për të arritur qëllimet e caktuara të tyre.
Në rastin e Palestinës, të gjithë muslimanët të cilët sadopak kanë njohuri për islamin dhe historinë islame, natyrisht që janë pro palestinës (solidarizues në kauzën e tyre), sepse Kudsi (Jerusalemi) është vendi nga ku e filloi miraxhin Muhammedi a.s., ngjarje e cila shumë qartë është e prezentuar në Kur’an (kaptina -Isra), gjithashtu xhamia Aksa në Kuds, ishte kible në drejtim të së cilës një periudhë të caktuar falnin namazin, Aksa është xhamia e tretë e shenjtë për muslimanët. Palestina është tokë e disa pejgamberëve të Zotit, e që është e lidhur ngusht me çdo musliman të sinqertë. Prandaj pas gjithë kësajë panorame rreth Palestinës, natyrisht që muslimanët brengosën dhe shqetësohen për çdo kauzë të sajë. Solidaridarizimi me palestinezët dhe me këdoqoftë popull të shtypur nuk ka aspak lidhje kombtare apo politike, për arsye se bëhet fjalë për diçka humane. Në anën tjetër të gjithë ata që nuk solidarizohen në këtë rast me palestinezët, është çështje e tyre personale, por secili duhet të reflekton në vetvete. Imagjino të jesh i izoluar, i okupuar.. e të mos solidarizohet askush me ty. Dmth, pa marrë parasysh vendimet që i marrim, sëpaku mos të ofendojmë dhe nënçmojmë të tjerë. Të gjithë jemi njerëz, duhet të reflektojmë humanizëm. Fundja të jemi në anën e të shtypurve.

Bajram Ramadani 15.V.2021

Exit mobile version