Ballina Lajmet Kosovë Joe Biden arrin në Kosovës

Joe Biden arrin në Kosovës

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, para pak çastesh ka mbërritur në Kosovë.

Numri i dy i SHBA-ve së bashku me bashkëshorten e tij kanë ateruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” rreth orës 21:30, transmeton Telegrafi.

Ai është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe garda ceremoniale e FSK-së.

Biden nesër do të zhvillojë takime të ndara me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Kjo është vizita e dytë e Joe Biden në Kosovë, pasi që vizitën e parë ai e bëri në vitin 2009 një vit pasi që Kosova shpalli pavarësinë.

Biden para vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në Beograd ku ka zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit.

Exit mobile version