Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Johnsoni për herë të dytë shkon papritmas në Kiev

Johnsoni për herë të dytë shkon papritmas në Kiev

Kryeministri britanik Boris Johnson ka shkuar drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për ta takuar presidentin Volodymyr Zelensky. Vizita nuk qe e paralajmëruar, shkruan Sky News.

Më herët, u njoftua se Johnsoni ishte tërhequr nga një samit në Doncaster dhe duket se arsyeja ka qenë vizita në Ukrainë.

Kjo shënon vizitën e dytë të papritur të kryeministrit britanik në Kiev që nga fillimi i luftës.

Udhëtimi i tij i planifikuar nuk u njoftua më parë për “arsye sigurie”, sipas Sky.

Zelensky të enjten u vizitua edhe nga liderët e Gjermanisë, Italisë e Francës. /koha

Exit mobile version