Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Juncker kritikon anëtaret e BE-së që nuk pranuan refugjatë, meqë janë muslimanë

Juncker kritikon anëtaret e BE-së që nuk pranuan refugjatë, meqë janë muslimanë

BRUKSEL (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, ka kritikuar disa vende të caktuara anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të cilat refuzuan që të pranojnë refugjatë nga Greqia dhe Italia, meqë janë migrantë muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker të enjten deklaroi se disa vende të BE-së besojnë në atë “se ato janë vende katolike dhe për këtë shkak nuk kanë asnjë dhomë për muslimanët”.

“Mendoj se mënyra e tillë e të menduarit është e papranueshme. Fillimisht në pah vjijnë njerëzit, më pas religjioni. Nuk bëhet fjalë njëherë për religjionin, e më pas për njerëzit”, tha Juncker.

Exit mobile version