Ballina Sport Jurgen Uldedaj është kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer

Jurgen Uldedaj është kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer

Një mbrëmje e madhe e boksit u zhvillua në Munchen të Gjermanisë, aty ku “Hazrolli Sport & Performance” organizoi një event të jashtëzakonshëm, e ku Jurgen Uldedaj u shpall kampion i WBA Europian Continental në peshën kruizer.

Ky event u organizohet nga promotori ndërkombëtar, Burim Hazrolli.

Emra si Shefat Isufi, Jurgen Uldedaj, Emre Cukur, Egor Velikovskyi, Howik Bebraham, Simon Riedl, Damir Beljo, Dimitar Tilev dhe Kakande Muzamiru ishin boksierët që u ngjiten në ring.

Meçi kryesor ishte mes Uldedaj dhe Beljos, ku boksieri shqiptar fitoi titullin ‘WBA Continental Europian’, pas 10 raundeve.

Shefat Isufi në anën tjetër humbi nga bokseri nga Latvia, Ralfs Vilcans, në kuadër të peshave të lehta.

Exit mobile version