Ballina Sport Futboll Juventus pa telashe ndaj Salernitana, shton presionin tek Inter

Juventus pa telashe ndaj Salernitana, shton presionin tek Inter

Skuadra e Juventus ka marrë tjetër fitore në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ është futur në një ecuri tejet pozitive në kampionatin italian. Ata triumfuan edhe ndaj Salernitana, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

‘Biankoneri’ kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes, me golin e argjentinasit Paulo Dybala.

Në minutën e 29’ të ndeshjes, Vlahovic shënoi edhe golin e dytë, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së tij.

Skuadra e Allegri administroi mirë epërsinë e saj dhe arriti të merrte tri pikët në fund.

Me këtë fitore, Juve shkon në 59 pikë në 30 ndeshje, dhe është vetëm një pikë larg Inter, të cilët kanë një ndeshje më pak.

Salernitana mbetet në pozitën e fundit në tabelë, me vetëm 16 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version