Ballina Sport Futboll Juventusi e nis me fitore

Juventusi e nis me fitore

Skuadra e Juventusit e ka filluar sezonin e ri me fitore 2:0 ndaj Parma-s në Serie A.

Në pjesën e dytë, u shënuan dy gola për “Zonjën e Vjetër”.

Fillimisht gol në minutën e 59’të shënoi Jonathan David, sulmuesi i cili u transferua te Juve gjatë afatit kalimtar të verës nga Lille.

Në minutën e 84’të, Juventusi shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit serb, Dusan Vlahovic.

Kujtojmë që skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 83’të, ku me të kuq u ndëshkua Cambiaso./

Exit mobile version