Ballina Sport Futboll Juventusi kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës

Juventusi kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Evropës

Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e kthimit kundër Freiburgut dhe kësisoj ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Zonja e Vjetër” ka triumfuar 0:2 ndaj ekipit gjerman në “Europa-Park”, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi i shumëkritikuar serb, Dushan Vlahoviq shënoi golin e parë për “Bianconeri” në minutën e 45-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Për golin e dytë dhe të epilogut përfundimtar u përkujdes anësori italian, Chiesa me golin e minutës së pestë shtesë.

Vendasit mbetën me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 44-të kur Gulde u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Të besuarit e trajnerit Allegri do ta mësojnë kundërshtarin në çerekfinale në shortin që do të hedhet të premten (nesër).

Exit mobile version