Ballina Sport Futboll Juventusi triumfon në “San Siro”, Milani bie pas 10 muajsh

Juventusi triumfon në “San Siro”, Milani bie pas 10 muajsh

Juventusi është rikthyer triumfues në “San Siro”, duke mposhtur 3-1 Milanin, i cili nuk humbiste në Serie A që prej marsit të kaluar.

Dy skuadrat vinin me mungesa në këtë takim, ku më të theksuara ishin te kuqezinjtë. Ndeshja nisi me golin e Chiesa-s në minutën e 18, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Calabria barazoi rezultatin.

Pjesën e dytë, lojtarët e drejtuar nga Pioli ishin më kërkues, por bardhezinjtë shënuan edhe golin e dytë, sërish me Chiesa-n, ndërsa McKennie e vulosi rezultatin në 1-3.

Pavarësisht kësaj humbje, Milani vijon të udhëheq renditjen në Serie A me 37 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Juventusi është ngjitur në vendin e katërt me 30 pikë.

Exit mobile version