Gjiganti italian, Juventus, e ka zyrtarizuar transferimin e Edon Zhegrovës.
Zhegrova tashmë ndodhet në Torino. Sulmuesi i Kosovës “Zonjës së Vjetër” i është bashkuar nga klubi francez, Lille.
Siç është raportuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juve për kartonin e Zhegrovës ka paguar rreth 20 milionë euro.
Mësohet se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030.
Ai do të ketë pagë prej 2.5 milionë euro në vit.
Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Reprezentuesi i Kosovës pjesë e Lillet ishte nga viti 2022 kur u transferua nga Baseli për shtatë milionë euro.
26-vjeçari me Lillen ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime.
Ai karrierë ka bërë edhe te Genku. Ka luajtur edhe për të rinjtë e Sint-Truidenses dhe Standard Lieges.
Me Përfaqësuesen e Kosovës ka katër gola të shënuar në 34 ndeshjet e zhvilluara.
