I pari është intelektuali i shkëputur nga realiteti. Ai i përfytyron problemet e popullit dhe të shoqërisë, pastaj propozon zgjidhje larg halleve të njerëzve, pa pasur kontakt të vërtetë me ta dhe pa e njohur nga afër realitetin e tyre.
I dyti është intelektuali që shërben si megafon. Ai e përdor kulturën dhe ndikimin e tij për interesat personale dhe për interesat e atyre që e financojnë, e ftojnë në konferenca dhe i mundësojnë të botojë në gazeta me tirazh të gjerë.
Mjerimi i të parit është intelektual, ndërsa i të dytit është, para së gjithash, moral. Të dy i bëjnë dëm dijes dhe njerëzve të saj.
Dr. Abdulkerim Bakkar
