Ballina Lajmet Kosovë Kadri Veseli kënaqet me një komunë, thotë se PDK-ja fitoi

Kadri Veseli kënaqet me një komunë, thotë se PDK-ja fitoi

Nga procesi zgjedhor i zhvilluar dje në tërë territorin e Kosovës,Partia e Demokratike fitoi vetëm Drenasin, ndërsa prej shtatë qendrave më të mëdha në vend, prinë vetëm në tri prej tyre, në Prizren, në Mitrovicë dhe Ferizaj.

Kryetari i PDK-së njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi sot se janë të sigurt se do të fitojnë në këto tri komuna në balotazh, me besimin e qytetarëve, për arsye se platforma programore e PDK është e orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë fuqizimit të atyre qyteteve.

Ai ka shtuar se askush nuk duhet të jetë i pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve, sepse Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor.
Këto komente Veseli i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u caktua mbledhja e seancës së radhës, e cila do të mbahet të mërkurën për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit 2017.

Me procesin zgjedhor të mbajtur më 22 tetor, kreu i PDK-së tha se ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fituar Kosova.

Anëtarët tjerë të Kryesisë nuk janë deklaruar për media. Seanca e Kuvendit do të mbahet në orën 10:00.

Exit mobile version