Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i partive opozitare për të mos marrë pjesë në seancën e sotme nuk është aspak serioz.
Veseli ka qenë kritik më së shumti për shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, njofton Klan Kosova.
“Kosova është e copëtuar nëse Avdullah Hoti ka mbet ta ruajë”, ka thënë ai.
“Avdullahi shpresoj se do ta tregojë veten sepse është intelektual, i mençur dhe tash edhe i fortë”.
“LDK nuk do të duhej ta lë vendin në këtë pozitë por e kanë vetëm për të përfituar politikisht”.
“Mospjesëmarrja shqiptare në këtë sallë po shkakton ndarje. Ne duhet të ishim bashkë sot”.
Seanca e thirru nga ora 09:00 ka qenë e thirrur që të votohej ekipi i ri dialogues i Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel.
