I nominuari për kryetar të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PANA, Kadri Veseli, është zgjedhur edhe për një mandat në krye të këtij institucioni.
Për Veselin pro votuan 62 deputetë, ndërsa kundër ishin 52.
Veseli është zgjedhur kryetar në tentimin e 8-të të seancës konstituive, pasi shtatë herë më radhë seanca ishte ndërprerë për shkak të mungesës së numrave nga koalicioni PAN.
Pas votimit të organeve drejtuese të kuvendit, për Qeverinë pritet të votohet të shtunën.
