Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se në Samitin e Jashtëzakonshëm Islam, që do të organizohet me pjesëmarrjen e krerëve shtetëror dhe qeveritar të shteteve anëtare të OBI-së, shtetet islame do të diskutojnë mbi qëndrimet dhe hapat për solidarizim dhe bashkëpunim me shtetin palestinez dhe popullin e tij për të mbrojtur kauzën e Palestinës dhe Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Okupimi i Izraelit dhe çështja e Palestinës nuk është vetëm çështja e shteteve muslimane, por çështje e përbashkët e të gjithë atyre që i besojnë ligjit dhe drejtësisë. Në samit do të trajtohen hapat që do të merren për të mobilizuar opinionin botëror për të përfunduar persekutimin që ndodh në Palestinë”, theksoi Kalın.
