Ballina Artikuj Kam mendimin tim

Kam mendimin tim

Shkelzen Marevci

Është bërë e zakonshme të dëgjosh nga të rinjtë fjalinë: “Kam mendimin tim.” Thuhet me një siguri sikur vetë fakti që mendimi është personal e bën atë të drejtë. Por të kesh një mendim nuk do të thotë gjithmonë të kesh të drejtë.
Sidomos në adoleshencë, kur përvoja është e pakët dhe emocionet shpesh e tejkalojnë gjykimin, mendimi mbrohet me kokëfortësi dhe këshilla shpesh refuzohet. Por jeta është më e fortë se bindja e çastit. Shumë të rinj e paguajnë këtë mosdëgjim me zhgënjim, me rrugë të gabuara dhe me plagë që mund të shmangeshin.
Pjekuria nuk është të thuash me këmbëngulje “kam mendimin tim”, por të kesh urtësinë të dëgjosh, të mendosh dhe të pranosh këshillën.
Prandaj, ju adoleshentë, ndaluni një çast dhe dëgjoni prindërit tuaj. Ata nuk flasin për t’ju sunduar, por për t’ju mbrojtur. Fjalët e tyre janë të mbushura me përvojë, me gabime të përjetuara dhe me dhimbje që nuk duan t’i shohin te fëmijët e tyre. Respektoni këshillat e tyre, sepse shumë nga vuajtjet e jetës mund të shmangen vetëm duke dëgjuar ata që ju duan më shumë se kushdo tjetër: prindërit tuaj.
Zoti i bekoftë e begatoftë të rinjtë tanë!

Shkelzen Marevci

Exit mobile version