Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kanadaja vërshohet nga emigrantët, por kësaj radhe ata nuk janë nga Lindja...

Kanadaja vërshohet nga emigrantët, por kësaj radhe ata nuk janë nga Lindja e Mesme

Kanadaja është e befasuar me numrin e madh të kërkesave për emigrim nga banorët e SHBA-ve. Kërkesat janë rritur edhe më tej javët e fundit, dhe viejnë kryesisht nga shteti amerikan i Haitit, ku numri i kërkesave për azil është trefishuar vetëm nga mesi i korrikut.

Në mesin e refugjatëve nuk kishte vetëm haitianë, por edhe jemenas dhe somalezë.

Sapo të regjistrohen, emigrantët dërgohen në një qendër tranziti dhe prej aty dërgohen në Montreal, ku ata strehohen ndërsa autoritetet i marrin në konsideratë kërkesat e tyre për azil.

Stadiumi olimpik i Montrealit është kthyer në një strehë për më shumë se 1.000 njerëz.
Rreth 450 deri 700 migrantë kalojnë kufirin çdo javë në pikën e kalimit të Lacollos, sipas kreut të sindikatës që përfaqëson punëtorët e doganave dhe imigracionit, Jean-Pierre Fortin.

Kryeministri Justin Trudeau premtoi se Kanadaja do të shtonte përpjekjet e saj për të trajtuar rritjen e emigrimit.

Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që kërkojnë azil që të shkojnë nëpër kanalet e duhura të imigracionit, dhe të mos kalojnë kufirin ilegalisht. Kanadaja është një ndër vendet me mirëqenien më të lartë në botë, ku të drejtat e njeriut poashtu respektohen në nivel të duhur. /MESAZHI/

Exit mobile version