Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se nëse Irani nuk bën lëshime, “shkatërrimi i plotë” i programit të tij bërthamor mund të jetë “në rend dite”.
“Ushtria izraelite nuk është në gjendje ta realizojë këtë. I mungojnë armët e nevojshme,” tha Merz për transmetuesin ZDF, gjatë një interviste në kuadër të samitit të G7. “Por amerikanët i kanë ato.”
Më herët, presidenti Trump u shpreh se dëshiron një “përfundim të vërtetë” të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke kërkuar që Irani të “heqë dorë plotësisht” nga armët bërthamore. /mesazhi
