Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kancelari gjerman përgëzon presidentin turk për fitoren në zgjedhje

Kancelari gjerman përgëzon presidentin turk për fitoren në zgjedhje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimit e Turqi njoftoi se kancelari gjermane në një telefonatë e përgëzoi presidentin turk për suksesin e tij zgjedhor dhe e uroi që rezultatet të jenë të dobishme për popullin turk.

Scholz po ashtu shprehu shpresë për përparim në çështjet e përbashkëta.

Sipas rezultateve preliminare, presidenti aktual turk, Erdoğan, fitoi garën zgjedhore të 28 majit me 52,16 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, mori 47,84 për qind të votave.

Më 14 maj, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, asnjë kandidat nuk fitoi 50 për qind të votave të kërkuara, duke çuar në raundin e dytë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind të votave. Në atë ditë, aleanca elektorale e presidentit Erdoğan gjithashtu fitoi shumicën e vendeve në parlament.

Exit mobile version