Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kancelari Schallenberg njofton papritur dorëheqjen

Kancelari Schallenberg njofton papritur dorëheqjen

Kancelari austriak Alexander Schallenberg deklaroi se do të japë dorëheqjen, më pak se dy muaj pas inaugurimit të tij dhe disa orë pasi paraardhësi i tij i përfshirë nga skandali, Sebastian Kurz, njoftoi largimin e tij nga politika.

Dorëheqja e politikanit konservator Schallenberg paralajmëron trazira të mëtejshme në krye të politikës austriake, dhe në veçanti për Partinë Popullore Austriake konservatore (OeVP).

Kurz, një i dyshuar për korrupsion, deklaroi të enjten ‘’se do të japë dorëheqjen si kreu i partisë dhe kreu i grupit parlamentar të OeVP’’.

OeVP është aktualisht në një koalicion të brishtë qeveritar me të Gjelbërit. /atsh

Exit mobile version