Ballina Auto Kanë filluar të qarkullojnë foto të Volkswagen T-Roc të ridizajnuar

Kanë filluar të qarkullojnë foto të Volkswagen T-Roc të ridizajnuar

Gjenerata e dytë e Volkswagen T-Roc është zbuluar sërish.

Dhe këtë herë përmes imazheve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale.

Modeli i ri thuhe tse paraqitet me një dizajn evolucionar dhe dukshëm më luksoz se paraardhësi.

Në pjesën e përparme dallohet një pamje e frymëzuar nga Golf-i, me fenerë të hollë të lidhur me një shirit ndriçues.

Volkswagen T-Roc i gjeneratës së dytë pritet të debutojë në Panairin e Automjeteve në Mynih.

SUV-i i ri do të ndërtohet mbi platformën MQB Evo, e njëjta që përdoret edhe nga modeli më i fundit i Golf-it.

Kjo nënkupton se dy modelet do të ndajnë një sërë motorrësh dhe teknologjish të përbashkëta.

Deri tani, pamjet e rrjedhura tregojnë një dizajn më elegant dhe të rafinuar.

Megjithatë, të gjitha specifikat zyrtare pritet të zbulohen muajin e ardhshëm.

Exit mobile version