Ballina Lajmet Kosovë Kanë mbetur pa paga, punëtorët e “Telekomit” protestojnë sot para Qeverisë

Kanë mbetur pa paga, punëtorët e “Telekomit” protestojnë sot para Qeverisë

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës ka paralajmëruar për sot një protestë nga ora 13:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës, për shkak të gjendjes së krijuar në “Telekomin” e Kosovës.

Punëtorët e “Telekomit” ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor, ndërsa thonë se tashmë po rrezikohet seriozisht edhe funksionimi i ndërmarrjes.

Punëtorët e “Telekomit” kanë paralajmëruar edhe më herët protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e “Telekomit”, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e “Z-Mobile”-it, si pasojë e borxhit ndaj saj.

Exit mobile version