Ballina Sport Karate, Kosova lufton për medalje të bronztë edhe në garën ekipore

Karate, Kosova lufton për medalje të bronztë edhe në garën ekipore

Pas fitores ndaj Ukrainës të enjten në mbrëmje, karateistet e Kosovës kanë vazhduar me sukses edhe të premten dhe kanë siguruar luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian.

Ekipi i Kosovës i përbërë nga Fortesa Orana, Vlerë Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu, mposhtën të premten përfaqësuesen e Spanjës 2:0. Por, me diferencë të pikëve, Kosova u mposht në çerekfinale nga Gjermania.

Në luftën e parë të repesazhit, Kosova e mposhti Armeninë, ndërsa të dielën do të garojnë për medalje të bronztë.

Përballë do ta kenë Përfaqësuesen e Greqisë.

Për medalje të bronztë në Evropianin e Yerevanit të shtunën do të luftojnë edhe Islam Selmani në kategorinë deri 60 kilogramë dhe Betim Maliqi në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Ekipi i karateistëve të Kosovës i përbërë nga Betim Maliqi, Leart Gashi, Shpresim Shabani, Jakup Ajdari dhe Islam Selmani, e fituan luftën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut 3:1, por u mposhtën më pas nga Spanja.

Exit mobile version