Ministri izraelit i Komunikimeve Shlomo Karhi ka udhëtuar në Riad për një konferencë ndërkombëtare, duke u bërë ministri i dytë izraelit që viziton Arabinë Saudite, konfirmoi sot zëdhënësi i tij.
Karhi mbërriti në Riad dje në mbrëmje më pak se një javë pasi ministri i Turizmit Haim Katz u bë ministri i parë izraelit që vizitoi vendin zyrtarisht.
Të dy ministrat janë nga partia konservatore e Izraelit “Likud” e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Karhi kryeson një delegacion prej 14 vetash”, sipas raporteve të medias izraelite.
Ndërsa nuk ka lidhje zyrtare midis dy vendeve, ata kanë bashkëpunuar prej kohësh për çështjet e sigurisë jashtë syrit të publikut.
Aktualisht mes dy vendeve po vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat kryesor i të dy vendeve.
Rreth dy vite më parë, Egjipti dhe Jordania ishin të vetmet shtete arabe që mbanin lidhje diplomatike me Izraelin.
Lidhjet formale u ranë dakord më pas në shtator 2020 midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, me ndërmjetësimin e SHBA-së. /atsh
