Mijëra vullnetarë nga qytete të ndryshme të Tunizisë do të nisen drejt pikës kufitare Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, duke kërkuar leje për të hyrë në territorin palestinez, raporton agjencia Wafa.
Komiteti i Koordinimit të Veprimit të Përbashkët për Palestinën në Tunizi ka bërë të ditur se karvani do të kalojë nëpër Libi dhe Egjipt, në shenjë solidariteti me popullin e Gazës dhe për të dërguar ndihma humanitare shumë të nevojshme.
Sipas një organizatori, karvani përfshin të paktën 7,000 persona. /mesazhi
