Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari dënon miratimin e 22 vendbanimeve të reja izraelite në Bregun Perëndimor

Katari dënon miratimin e 22 vendbanimeve të reja izraelite në Bregun Perëndimor

Ministria e Jashtme e Katarit ka dënuar fuqishëm miratimin nga autoritetet izraelite për ndërtimin e 22 vendbanimeve të paligjshme të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë, ministria theksoi se ky veprim përbën një “shkelje flagrante” të rezolutave ndërkombëtare, veçanërisht të Rezolutës 2234 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që lidhet me vendbanimet izraelite në territoret palestineze, si dhe shkelje të të drejtave të popullit palestinez.

Katarit i kërkon Izraelit të ndalë menjëherë politikat e vendbanimeve në territoret e pushtuara dhe riafirmoi angazhimin e tij për zgjidhjen me dy shtete.

Më herët gjatë ditës së djeshme, edhe Parlamenti Arab dhe Organizata për Bashkëpunim Islamik kanë dënuar këtë vendim. /mesazhi

Exit mobile version