Ambasadori i Katarit në Holandë, Mutlaq al-Qahtani, deklaroi të enjten para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) se Izraeli po zhvillon një “luftë gjenocidale kundër popullit palestinez” dhe po përdor ndihmën humanitare si armë lufte.
Diplomati i lartë kataras iu bashkua një liste të gjatë përfaqësuesish nga shtete të ndryshme të botës që kanë dënuar veprimet e Izraelit në luftën e tij në Gaza.
Deklarata e Katarit vjen në kuadër të seancave dëgjimore në ICJ ku po shqyrtohen aspektet ligjore të pushtimit dhe veprimeve ushtarake izraelite në territoret palestineze të okupuara.
