Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Katari nuk zgjedh anë, por do vazhdojë ta furnizojë Evropën me gaz

Katari nuk zgjedh anë, por do vazhdojë ta furnizojë Evropën me gaz

Saad Sherida Al-Kaabi

Ministri i Energjisë së Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi, ka thënë se vendi i tij nuk do të zgjedhë anë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, por do të vazhdojë ta furnizojë Evropën me gaz.

Al-Kaabi tha se këto komente bëhen nga perspektiva biznesore.

“Nga perspektiva biznesore, ne nuk zgjedhim anë”, ka thënë Al-Kaabi për CNN.

Katari është pikë kyçe për blerjen e gazit nga shtetet evropiane, veçanërisht pasi disa nga vendet kanë ndaluar importimin e gazit rus. /koha

Exit mobile version