Katari njoftoi të dielën rifillimin e të gjitha aktiviteteve të lundrimit detar, pas gati një jave pezullimi, transmeton Anadolu.
“Aktivitetet e lundrimit detar tani mund të rifillojnë normalisht për të gjitha llojet e mjeteve dhe anijeve detare, që nga data e këtij njoftimi”, tha Ministria e Transportit në platformën sociale amerikane X.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje “të gjithëve që të respektojnë rregulloret dhe udhëzimet detare në fuqi, për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes për të gjitha udhëtimet”.
Ky vendim përmbys një njoftim të 29 qershorit, i cili pezullonte aktivitetet e lundrimit dhe peshkimit deri në një njoftim të ri, ndërsa përjashtonte transportin tregtar detar.
Doha nuk shpjegoi arsyet e masës së 29 qershorit. Megjithatë, ajo erdhi një ditë pasi autoritetet e Katarit njoftuan se një shtetas kishte vdekur pas plagëve nga shrapneli gjatë “operacioneve ushtarake në rajon”, pas zhdukjes së mjetit të tij lundrues.