Kylian Mbappe ka lënë trajnimin me Francën pas një lëndimi të pësuar gjatë masditës së sotme.
Sulmuesi i PSG-së është lënduar gjatë një dueli me mbrojtësin Adil Rami në seancën stërvitore.
Ai është larguar për kontrolle të mëtejshme dhe do të konfirmohet nëse do të jetë gati për Kupën e Botës. /IndeksOnline/