Ballina Lajmet Kosovë Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake.

E si pasojë e këtij aksidenti katër shqiptarë nga Kosova kanë vdekur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Exit mobile version