Si përligjet akti i paprecedent që po trazon rrjetet po aq sa Zvërneci
Tashmë, debati i ditës në Shqipëri e ka emrin Kanye West.
I nervozuar dukshëm, kryeministri Rama ka dalë me një reagim duke hedhur poshtë lajmin e 50 milion eurove për koncertin në Tiranë të këngëtarit kontravers amerikan, por nga ata tjetër ka pranuar lëvrimin e një fondi prej katër milion eurosh, tërhequr me VKM nga Fondi i Emergjencave, duke u arsyetuar se kjo ngjarje e madhe kulturore mund të dështonte dhe kësisoj mund të cenohej imazhi i Shqipërisë.
Për 50 milionët, Rama i është drejtuar për ndihmë Kur’anit, ku si të ishte çifut merr atë që i intereson dhe jo atë nuk i intereson.
“Kur’ani e dënon kaq rëndë shpifjen, sepse shpifja nuk vret vetëm një njeri; ajo minon vetë themelet e besimit mes njerëzve. Fjala është amanet, fjala nuk mund të bëhet lanet…”, tha ai, plotësisht e vërtetë kjo, ashtu siç është plotësisht e vërtetë që një shoqëri ngrihet e zhvillohet me moral e jo me ahengje.
Ndërsa për katër milionët nga Fondi i Emergjencave, gjë që po trazon rrjetet po sa Zvërneci javë më parë, arsyetimi është vërtet tronditës.
“Që në fillim ne kemi firmosur vetëm një letër gatishmërie si mikpritës, ku kemi garantuar përvec mikpritjes sigurisht, siguri dhe mbështetje logjistike, duke theksuar se nuk marrim përsipër asnjë angazhim financiar. Asnjë angazhim financiar!
Por si i bëhet kur je i detyruar ‘in extremis’, të ndërhysh siç bëmë faktikisht vetëm mbrëmë, me katër milionë euro, për të mos lejuar anulimin e një koncerti të shumëpritur dhe turpërimin e Shqipërisë, në rradhë të parë para atyre dhjetëra mijëra blerësve të huaj të biletave, të cilët janë më shumë sesa tifozët e huaj që erdhën në Tiranë për finalen e Conference League.
Përfitimet nga ajo ngjarje ndërkombëtare sporti ishin të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme do të jenë edhe përfitimet nga kjo ngjarje ndërkombëtare muzike”, thotë Rama, pa ofruar ndonjë bilanc ekonomik.
Siç mund të kuptohet, Kanye West vjen në një moment aspak komod për Shqipërinë, ku prej javësh protestohet kundër qeverisë. Dhe kjo mund të japë efekt dhe te ky koncert, pasi po bëhet thirrje fuqishëm për bojkot të tij. Nga ana tjetër, qeveria e do me patjetër që të jetë masiv në pjesëmarrje, pasi e sheh si sfidë ndaj protestave. /tesheshi
