Ballina Lajmet Kosovë Katër persona të lënduar nga një aksident në Pejë, një në gjendje...

Katër persona të lënduar nga një aksident në Pejë, një në gjendje të rendë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Detaje për gjendjen e tyre shëndetësore ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Në njoftim thuhet se 3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ndërsa sipas njoftimit një është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.

Exit mobile version