Ballina Lajmet Kosovë Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Katër persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur mesditën e së hënës në Gllarevë të Klinës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në aksident janë përfshirë tre vetura.

Ai ka theksuar se lëndimet e personave të përfshirë nuk janë serioze.

”Lëndimet nuk janë serioze”, tha Gashi

Exit mobile version