Ballina Lajmet Kosovë Katër të lënduar nga aksidenti ndërmjet trenit dhe një veture

Katër të lënduar nga aksidenti ndërmjet trenit dhe një veture

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 16:50, ndërmjet një treni dhe një veture në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për teve1.info tha se treni po qarkullonte në drejtimin Prishtinë-Pejë.

“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë përfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, përderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Ai u ka bërë thirrje drejtuesëve të atumjetëve që të kenë kujdes gjatë drejtimit të veturave./

Exit mobile version