Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kazakistani dhe Gjeorgjia diskutojnë për tregtinë dhe investimet

Kazakistani dhe Gjeorgjia diskutojnë për tregtinë dhe investimet

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev dhe kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze diskutuan sot mënyrat për të rritur tregtinë dhe investimet dypalëshe, transmeton Anadolu.

Gjatë një telefonate, presidenti kazak Tokayev dhe kryeministri gjeorgjian Kobakhidze riafirmuan angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin në një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe shumëpalëshe, tha në një deklaratë shërbimi për mediat i presidencës kazake Akorda.

Dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për çështje të ndërsjella, me fokus në fushat prioritare si lidhjet e tranzitit dhe transportit, energjia dhe turizmi, tha deklarata.

Tokayev dhe Kobakhidze shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale dhe ranë dakord të intensifikojnë kontaktet në nivelin më të lartë.

Exit mobile version