Ballina Artikuj Kënaqësia kthehet në monotoni

Kënaqësia kthehet në monotoni

Hoxhë Halil Avdulli

Kurdo që njeriu arrinë kulmin e kënaqësisë fizike, fillon të kërkoj kënaqësinë e shpirtërore, ndryshe kënaqësia e trupit fillon të vyshkët.
Në anën tjetër, kurdo që arrinë kënaqesinë e shpirtit, fillon të kërkoj kënaqësinë e trupit, ndryshe kënaqësia e shpirtit fillon të fiket.
Kështu njeriu arrinë lumturinë e plotë në këtë botë, për aq kohë sa levizë mes dy kënaqësive, asaj fizike dhe shpirtërore.
E kush e zgjedh vetëm njëren mënyrë të kënaqësisë, me kalimin e kohës kjo kënaqësi fillon të kthehet në bezdi dhe monotoni.
Pra, ky është njeriu dhe kjo është natyra e tij, e feja erdhi t’i bëj bashkë dy anët e këtij realiteti.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version