Sot bëhen gjashtë ditë që kur dy policët e Kacanikut, Malor Dashi dhe Armend Trena janë zhdukur pas aksidentit në Lepenc.
Njësitët e Forcave të Sigurisë dhe të Policë që nga e shtuna janë duke bërë kërkime në Lepenc për të gjetur dy policët.
Dy policët ishin me veturë zyrtare në momentin kur pësuan aksident, ndërsa shkaqet ende mbesin të panjohura.
Dje, kërkimet kanë vazhduar deri në mbremjë me perimetër të zgjeruar të kërkimit, mirëpo, ato përfunduan pa rezulate.
Për të ndihmuar në gjetjen e policëve të zhdukur, dje hidrocentralet në Brezovicë kanë bllokuar rrjedhën e ujit, veprim të cilin e kanë marr në koordinim me Policinë e Kosovës.
Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj dje ishte prezent gjatë kërkimeve, i cili u shpreh i pakënaqur që ende dy pjesëtarët e policisë nuk janë gjetur.