Ballina Lajmet Kosovë Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Kërkohet paraburgim ndaj 10 personave për manipulim me vota në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 10 personave të cilët janë ndaluar të dielën nën dyshimin se kanë kryer veprën “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Këtë e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Të dielën Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë intervistuar 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.

Exit mobile version