Ballina Lajmet Kosovë Kërkohet përfaqësim i Luginës në Parlamentin e Kosovës

Kërkohet përfaqësim i Luginës në Parlamentin e Kosovës

Lëvizja Qytetare Vatra ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që në Parlamentin e Kosovës të sigurohen vende të rezervuara për përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja Vatra, theksohet se kanë kërkuar edhe më herët, por edhe tani, që në Parlamentin e Republikës së Kosovës të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës.

Lëvizja Vatra ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në debatin që është hapur për reformën zgjedhore tani nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Fikri Mehmeti, zëdhënësi i Lëvizjes Vatra, ka theksuar se duke e parë gjendjen e rëndë diskriminuese me të cilën po ballafaqohen qytetarët Luginës që jetojnë në Kosovë, duhet t’u garantohet përfaqësimi i qytetarëve të dëbuar përmes zërit-përfaqësuesve të tyre brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Vende të rezervuara u jepen komuniteteve me nga 200 anëtarë, ndërsa mijëra qytetarë Luginës nuk e gëzojnë këtë të drejtë të kenë përfaqësues të tyre në Parlament. Edhe pse mbi 70.000 qytetarë që jetojnë në Luginë, mbi 20.000 refugjatë që 16 vite jetojnë në Kosovë, 6000 prej tyre pa dokument identiteti, pa mundësi studimi, pa punësim, (as të regjistrohen në Entin për Punësim) me gjendje të rëndë ekonomike, pa asnjë përfaqësues në institucionet e vendit, meritojnë t’ju garantohen vendet, aty ku zëri i tyre do të jetë i pranishëm, pra brenda Parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Exit mobile version