Ballina Lajmet Kosovë Kërkohet rritje e pagave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Kërkohet rritje e pagave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka ngritur një shqetësim para Kuvendit të Kosovës. Ai ka kërkuar që Policisë së Kosovës t`iu kriojohen kushtet për punë dhe t`iu rriten pagat.

“Nëse e llogaritim PK-në vetëm në momente të vështira, mendoj se është gabim i plotë sepse asnje prej policisë nuk i ka kushtet e nevojshme për ta kryer detyrën. Nuk duhet të harrojmë se secili polic çdo minut është në detyrë. Secili polic që sot e merr detyrën e shkon në punë, ka shqetësim të madh sepse nuk kanë ksuhte ekonomike, pagat e tyre janë tejet të ulëta, shumë nga ta janë në kredi. Si mund të punojë një polic kur e ka familjen në vështirësi”, ka thënë ai.

Pacolli ka kërkuar që të krijohen kriteret e mjaftueshme që policëve t`iu mundësohet kryerja e detyrës.

Exit mobile version